Vllaznia mposhti Partiznin në “Air Albania” me rezultatin 0-1, falë një penalltie të dyshimtë të shndërruar në gol nga Herald Marku.

Kjo përballje prodhoi emocione të shumta, për shkak të rëndësisë që kishte për fatet e sezonit. Momenti më kulminant ishte ai i minutës së 74-t, kur shkodranët zhbllokuan sfidën.

Emocioneve të forta nuk iu ka shpëtuar as drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati, të cilin nuk po e mbante vendi në tribunë te momenti i penalltisë.

Kur Marku arriti të realizonte, kroati ra në gjunjë duke festuar si i çmendur. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme: