Vllaznia e basketbollit te meshkujve mori mbremjen e djeshme fitoren e dyte ne kampionat duke mundur ekipin e Tiranes me rezultatin 90-76 ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres. Kjo ndeshje perkoi edhe me debutimin e trajnerit Eni Llazani ne pankinen kuqeblu.

Por ky i fundit nuk ka dashur t’i marre meritat per vete sepse sipas tij ne 4-5 dite nuk kishte se çfare te ndryshonte tek ekipi. Llazani ka falenderuar lojtaret e tij per shpirtin e gares te treguar ne kete takim dhe njekohesisht edhe trajnerin e meparshem Damian Bekteshi qe e mbeshteti skuadren nga shkallet e pallatit te sportit.

“Une nuk kam bere ndonje ndryshim te madh ne keto 4-5 dite qe une jam ne krye te saj. Skuadra ishte ne nivel, thjesht kishte nevoje per nje ndryshim dhe nje ze ndryshe.

Njekohesisht dua te falenderoj ish-trajnerin e Vllaznise Damian Bekteshi qe ishte ne publik dhe po bente tifo vazhdimisht per ne dhe prandaj dua ta falenderoj shume e shume per mbeshtetjen”- eshte shprehur trajneri i ri i kuqebluve Eni Llazani./www.shkodrasport.com/

Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: