Një moment tepër pikant është regjistruar gjatë miqësores mes Aston Vilës dhe Bristol Sitit. Gjyqtari i Premier Ligës, Kevin Frend, ndëshkoi me karton të verdhë tifozët e Aston Vilës, teksa ky video u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Pamjet tregojnë fansat e Aston Vilës duke brohoritur: “Ti je vetëm një m*t Mike Dean,” një kor ofendues ky për kolegun e Frend, i cili hapi duar, sikur donte të thoshte “ç’ka është kjo?!”

Pas këtij reagimi, tifozët e Aston Vilës brohoritën drejt gjyqtarit me eksperiencë: ”Kevin, na i bëj me dorë! Kevin, Kevin na i bëj me dorë!”

Frend reagoi duke ia treguar kartonin e verdhë fansave tifozëve të Aston Vilës. Për me tepër shikoni videon e mëposhtme: