Erald Çinari e rinis vitin 2025 aty ku la atë 2024. Duke shënuar në vazhdimësi në kampionatin e futbollit në Armeni. Sulmuesi shkodran është rikthyer në aktivitetin e ndeshjeve zyrtare me ekipin e Noahs, ku kampionati armen ka rinisur vetëm ditën e sotme fazën e dytë dhe përfundimtare të sezonit.
Për t’u kthyer tek Çinari, ai u shfaq menjëherë protagonist që në minutat e para të vitit 2025. Mëngjërashi i cili u prezantua si titullar në ndeshjen e javës së 17-të mes West Armenia dhe Noah gjeti golin në minutën e 11-të të takimit.
Ish-futbollisti i Vllaznisë shfrytëzoi mjaft mirë një kros të ardhur nga e majta. Ku thuajse i vetëm në zonë e kaloi topin pas shpatullave të portieri kundërshtar.
Duke kaluar në këtë mënyrë në avantazh skuadrën bardhezi. Kjo ishte edhe rrjeta e 9-të për 28-vjeçarin këtë sezon në elitën e futbollit në Armeni. Ku gjithashtu ish-sulmuesi edhe i Partizanit në vendin tonë numëron edhe 4 asiste. Statistika me të vërtetë për t’u duartrokitur për shkodranin që po kalon një moment të artë forme në Armeni.(www.shkodrasport.com)