Java e 9-të e kampionatit të futbollit është luajtur sot në Armeni. Një nga skuadrat që ka zbritur në fushën e lojës ka qenë edhe Noah. Ekip ku aktivizohet edhe sulmuesi shkodran, Erald Çinari. Bardhezinjtë kanë luajtur në transfertë kundër Alashkert dhe kanë fituar me rezultatin e thellë 6-0

Një nga protagonistët e kësaj fitoreje ishte edhe Çinari që shënoi dy gola në këtë sukses. 28-vjeçari shënoi golin e parë në minutat shtesë të pjesës së parë. Pas një gjuajtje të lirë nga krahu i djathtë i sulmit të tij, arriti ta dërgonte topin në rrjetë.

Po ashtu ai ka shënuar në minutën e 89-të golin e fundit të ndeshjes. Me këto dy gola, ka shkuar në katër numri i golave të shënuar prej tij në këtë kampionat, në 7 ndeshje të luajtura në Armeni.

Çinari e nisi nga minuta e parë takimin dhe shpërbleu edhe besimin e trajnerit Motta duke shënuar dy gola duke pasuruar kësisoj edhe statistikat e ish- lojtarit të Vllaznisë dhe të Partizanit në vendin tonë.

Mëngjërashi kaloi në merkaton e verës nga Shkëndija e Tetovës ku qëndroi për 1.5 vite në rradhët e skuadrës armene të Noahs. Ekipi që këtë vit luan edhe në fazën e grupeve të Conference League./www.shkodrasport.com/