Vllaznia U21 nuk arriti te fitonte as sot ne ndeshjen e javes se katert te kampionatit, kur ajo barazoi 1-1 ndaj Erzenit ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Deri tani skuadra ka arritur 3 barazime dhe 1 humbje duke qene ne gjysmen e dyte te tabeles se renditjes.

Per trajnerin Ergi Borshi, shqetesimi kryesor eshte mungesa e lojtareve. Kjo e kushtezuar nga demtimet tek ekipi i pare e kjo ka krijuar nje varg veshtiresish edhe tek ekipet e tjera te Akademise Vllaznia.

“Kemi patur shume veshtiresi, kemi patur mungese lojtaresh ne gjithe keto ndeshje. Dihen ato demtimet qe jane te ekipi i pare, si rrjedhoje jane disa futbolliste te ekipit U19 qe i jane bashkuar atij dhe kjo na ka vene ne veshtiresi sepse kemi krijuar nje grup lojtaresh duke marre disa nga U19 si dhe nje lojtar nga ekipi U17 siç ishte sot rasti i Kapllanajt.

Kemi nje kontigjent te paket lojtaresh ne stervitje dhe kjo na ka vene ne veshtiresi, por do te mundohemi qe dita- dites te plotesohemi. Jane shume lojtare qe jane larguar per tek ekipet qe sterviten ne Shkoder, si Terbuni, Murlani e Veleçiku sepse normalisht ata ndihen me mire duke luajtur atje ngaqe jane nen kontrata, ndersa te Vllaznia luajne futbollistet nen 21 vjeç dhe jane pa kontrate.

Patem mundesi ta shfrytezonim me mire daljen e futbollistit te Erzenit me karton te kuq, por ishte nje humbje qetesie. Po ashtu edhe nga lojtari jone qe u ndeshkua edhe ai me pas me kartona te kuq. Ne fund patem raste, goditem shtyllen dy here por ndoshta na mungoi edhe fati per te fituar”- shprehet Borshi./SHKODRA-SPORT.COM/