Pas 4 barazimesh dhe 1 humbje ne javet e para, ditet e mira duket kane ardhur per Vllaznia U21. Diten e sotme ajo ka fituar edhe ndaj Vores me rezultatin 2-1 duke siguruar ne kete menyre edhe fitoren e trete rradhazi, çka ka permiresuar edhe renditjen e saj.

Per trajnerin Ergi Borshi keto rezultate jane mese te pritshme nisur nga puna e mire qe eshte bere gjate gjithe kesaj periudhe me futbollistet.

“Qe prej dites kur une kam ardhur ne krye te ketij ekipi djemte jane munduar te sterviten ne menyren me te mire te mundshme dhe ne ndeshjet e para hasem ne ato veshtiresite e kerkesave qe une kisha ndaj tyre, por tashme nga java ne jave besoj se po konsolidohemi dhe prandaj po vijne edhe rezultatet.

Nuk kemi ndryshuar asgje, thjesht puna e djemve ka qene ne maksimum dhe si rrjedhoje kane ardhur edhe keto tre fitore rradhazi. Ne ekip kemi nje miksim lojtaresh, sot kishim edhe dy lojtare nga ekipi U17, po ashtu edhe nga ekipi U19 si dhe ndonje edhe nga ekipi i pare.

Gershetimi i mire i tyre edhe me elementet e ekipit U21 po behet ashtu si duhet dhe ne ecim perpara. Kuptohet qe objektivat tona i kemi bere te qarta tashme dhe ecim perpara”- eshte shprehur Borshi./SHKODRA-SPORT.COM/