Vllaznia e femrave do te luaje neser ne ora 21.00 ne Madrid ndaj Realit vendas te fundit ndeshje te grupeve te “UEFA Women’s Champions League”. Vajzat kuqeblu kane mberritur prej dy ditesh ne Spanje dhe po behen gati per kete sfide.

Ne prag te saj, ka dhene nje prononcim per mediat futbollistja Esi Lufo e cila eshte shprehur: “Kjo eshte ndeshja e fundit dhe sigurisht qe do te mundohemi te bejme me te miren ne fushen e lojes, pavaresisht se e dime qe ke kemi perballe.

Ashtu si ndaj Çelsit, ndoshta edhe kete here do te luaje ne mesfushe, nje pozicion jo shume normal per mua ngaqe kam luajtur gjithmone ne sulm. Mendova se do ta kisha me te veshtire, por fale edhe ndihmes se shoqeve te ekipit, ia dola te pershtatem mire.

Kam shume vite qe luaj futboll, por te them te drejten sivjet po perjetoj emocione te medha sepse po ndeshemi me emer te medhenj te futbollit europian dhe sigurisht qe po e shijoj kete gje”.

Te plote prononcimin e futbollistes Esi Lufo mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: