Vllaznia ne futboll per femra pasditen e djeshme ka festuar serish. Kete here titullin e 10-te kampion rradhazi. Nje dominim absolut i ketij ekipi prej nje dekade dhe kjo tregon me se miri per epersine e tij ndaj te tjereve dhe kjo fale punes se shkelqyer qe behet aty, perpos edhe elementit te zgjedhur.
Ajo qe pati e para privilegjin ta preke kete kupe te 10-te ka qene kapitenia Esmeralda Franja, e cila e mori ate nga duart e te deleguarit te Federates Shqiptare te Futbollit Bardhyl Jera. Pas ketij momenti ka shprthyer festa ne kampin kuqeblu.
Vete Franja shprehet keshtu per mediat: “Per mua eshte nje privilegj i madh t’i fitoj keto tituj me ekipin e qytetit tim, me ekipin e zemres dhe jam shume krenare per keto arritje qe kemi bere.
Ne kemi nje ekip shume te mire dhe jo me kot kemi qene deri ne 16-shen me te mire te Europes dhe jo me, te veme ne dyshim titullin kampion ne Shqiperi. I kemi fituar te gjitha ndeshjet, kemi pesuar vetem nje gol dhe keto jane treguesit me te mire.
Kur e kam filluar futbollin, asnjehere nuk e kam menduar se do te arrija deri ketu, por me pune, perqendrim e sakrifice, ia del gjithmone te jesh ne krye. Tani per momentin do jemi te fokusuar tek finalja e kupes, nje tjeter trofe qe duam te fitojme dhe me pas te mendojme per Kupat e Europes ku sigurisht qe objektivi do te jete perseritja e suksesit te vitit te kaluar”./SHKODRA-SPORT.COM/