Basania arriti te dielen qe te fitonte ndeshjen e fundit te kampionatit, ate ndaj Arnises me rezultatin 2-1 ne transferte dhe perfundimisht ka siguruar vendin e pare ne renditjen e grupit A duke arritur ne kete menyre edhe objektivin e saj, ngjitjen ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar.
Nje kontribut te madh ne kete sukses ka luajtur edhe portieri Fatjon Marku. Ai iu bashkua Basanias ne merkaton e janarit dhe ne ndeshjet e fazes se dytwe ka dhene kontributin e tij per kete arritje. Vete ai duket shume i lumtur dhe nje gje te tille e ka shprehur edhe ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” kur eshte shprehur:
“Normalisht që jemi të lumtur. Bëmë një punë të mirë dhe më në fund ia dolëm. Absolutisht që me këtë grup që kemi, mund të ecim shumë edhe në Kategorinë e Dytë.
Pas ofertës së presidentit, pas gjithë asaj punë të bërë, besoj se ardhja ime te Basania ja vlejti. Duke pasur parasysh edhe konkurencën e madhe, kjo arritje ishte shumë e vështirë. Shpresojmë të fitojmë edhe finalen’.
Te plote prononcimin e portierit te Basanias Fatjon Marku mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: