MFC Panthers eshte i vetmi ekip shkodran qe merr pjese ne kampionatin 9×9 te emertuar “Sunday League” dhe qe organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ai ka debutuar sivjet ne kete kampionat dhe e mori thjesht si deshire per t’u argetuar por me kalimin e javeve gjerat kane ndryshuar.
Pas 4 javesh, ai kryeson renditjen sepse i ka fituar te kater ndeshjet e luajtura dhe ne kete menyre i lind e drejta per te pretenduar deri ne fund titullin kampion. Ekipi e ka marre shume seriozisht teksa tashm edhe stervitjet po i zhvillon ne menyre te organizuar dhe per me teper ne krye te tij eshte nje profesionist si Fatmir Axhani.
Ish- futbollisti i njohur i Vllaznise u rikthye ne pankine pas disa vitesh mungese dhe e ka marre me shume deshire kete pune. Ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport”, trajneri i MFC Panthers flet edhe per kampionatin dhe pretendimet e tij.
“Të them të drejtën kjo është një gjë mjaft e vecantë. Djali im ka krijuar një ekip simpatik, të themi. E kam marrë me shumë dëshirë këtë punë. Ekipin e kam gjetur të përgatitur, nuk kam bërë ndryshime të mëdha. Kam ndërhyrë në pjesën taktike dhe rregullat e lojës. Rregullat janë të njejta, 11 kundër 11, por distanca e fushës është më e vogël, në gjatësi e gjërësi.
Ne thjesht kemi hyre per t’u argetuar por kur sheh se ke mundesi per te pretenduar, pse jo te merr rrjedha. Nuk shoh ndonje ekip me mire se ne prandaj dhe do te luftojme deri ne fund per te fituar titullin kampion”- eshte shprehur Axhani.
Prononcimin e plote te tij mund ta gjeni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: