Zhvillimi i kampionatit kombetar te gjimnastikes diten e djeshme ne Shkoder eshte shoqeruar edhe me disa nderime qe Federata perkatese ka bere per figurat e njohura te ketij sporti ne Shkoder.

Presidenti i kesaj Federate, Leonard Lulaj, anetari i kryesise Beniamin Naku dhe nenkryetari i Bashkise Shkoder kane ndare “MIRENJOHJE” per emrat e njohur te gjimnastikes shkodrane, ne shenje respekti per kontributin e tyre ne vite per kete sport.

Keshtu, eshte nderuar Sadetin Fishta, Lec Nika, Vjollca Medja, Vlash Radoja (pas vdekjes), Vuke Zako, Gjovalin Mikeli (pas vdekjes), Satber Tula, Hivzi Bushati, Mimoza Bregu, Greta Bojani.

Ish- gjimnastet qe kane marre keto vleresime sigurisht qe jane shprehur mese te emocionuar per faktin qe Federata jo vetem nuk i ka harruar, por edhe i ka kujtuar per ate kontribut te dhene ne vite./www.shkodrasport.com/