Në kampin e Kombëtares shqiptare dje kishte arsye për festë. Futbollistët Kuqezi e festuan ditëlindjen e Taulant Seferit, në prag të dy ndeshjeve vendimtare për kualifikim në Kampionat Evropian.

Lojtari i kombetares shqiptare mbushi dje 27 vjet dhe ai me shokë darkuan së bashku, ndërkohë që bashkërisht e festuan ditëlindjen e sulmuesit shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Futbollisti nga Kosova, Arbnor Muja e postoi në Instagram një video të disa momenteve të ditëlindjes së sulmuesit të krahut.

Futbollisti nga Kumanova më pas ia tha këngës për Gjermaninë, së bashku me shokët e skuadrës.Ai e lidhi këtë këngë pikërisht me synimin e Kuqezinjve për t’u kualifikuar në Evropian, i cili do të mbahet në Gjermani në verën e ardhshme. /Gazeta Express/