Shtatelarte dhe gjithnje nje rrezik i vazhdueshem per mbrojtjet kundershtare, Flavio Fusha e ka nisur menjehere sezonin e ri si protagonist, kete here me Vllaznia U17. Ne ndeshjen e djeshme ndaj Laçit, ai ka bere gjithçka duke u shnderruar menjehere ne protagonist.

Fillimisht ka humbur nje 11-metersh, me pas shenoi dy gola njeri pas tjetrit ne minutat e fundit te ndeshjes duke i dhene fitoren ekipit kuqeblu ne kete takim shume te veshtire.

Pas ndeshjes nderkohe ka dhene nje interviste per “Shkodra Sport” ku ka shpalosur edhe objektivin e tij per kete sezon me ekipin Vllaznia U17 qe drejtohet nga trajneri Arber Shytani. Fusha eshte shprehur keshtu:

“Normalisht jam shumë i lumtur. E nisëm mbarë kampionatin. Shënova dy gola, por e rëndësishme është që fituam ndeshjen. Shpresoj që këtë sezon të shënoj më shumë se 20 gola. Ekipi ka ndryshuar për mirë me trajnerin Shytani. Kemi edhe disa lojtarë të rinj. Shpresoj që këtë sezon të shpallemi kampionë”./www.shkodrasport.com/