Ka vetem pak kohe qe eshte rikthyer nga huazimi tek ekipi kampion i Kosoves KFF Ep Com dhe menjehere shfaqet protagoniste te Vllaznise duke shenuar te vetmin gol qe i dha asaj kualifikimin per ne 32 skuadrat me te mira te Europes.

Jehona Shala eshte larguar permes lotesh dhe dhimbjesh nga fusha e lojes mbremjen e djeshme ne Petrovac, megjithate ne fund ka gezuar bashke me te gjithe pjestaret e tjere te ekipit te Vllaznise.

“Dhimbjet kane qene te forta nga demtimi i pesuar, por ato kalojne dhe per me teper pas nje feste si kjo e kualifikimit. Te Vllaznia kemi ate shprehjen e presidentit qe thote se “askush nuk eshte mbi logon e klubit” dhe per kete arsye, secila prej nesh duhet te beje detyren dhe te kontribuoje per ekipin.

Une kam provuar te shpallem kampion si me Vllaznine ashtu edhe me Ep Com por emocionet e kualifikimit ne Champions League jane te pakrahueshme dhe per me teper ky goli im i pare ne kete kompeticion shume te rendesishem europian”.

Intervisten e plote te sulmueses Jehona Shala mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: