Vllaznia e volejbollit te femrave ka prezantuar sot tre lojtaret e ardhura se fundi dhe qe e kane forcuar ndjeshem ate duke e bere tashme nje skuader te denje per te synuar fitimin e titullit kampion. Njera nga lojtaret qe eshte prezantuar dhe madje ka dhene edhe nje prononcim te shkurter per mediat, ka qene bjelloruesja DAYRA AURAMCHYK.

Per te, eshte pervoja e dyte ne Shqiperi sepse sezonin e kaluar ka luajtur me Skenderbeun dhe eshte shpallur kampion me te. Pikerisht per kete arsye, e pyetur pse beri kete zgjedhje per te ardhur tashme te Vllaznia, 23 vjeçarja nga Bjellorusia do te shprehej:

“Arsyeja kryesore pse kam ardhur te Vllaznia, eshte trajneri Besnik Lisha qe per mendimin tim eshte me i miri. Une besoj se me te kemi per te bere gjera te mirs edhe te kjo skuader ashtu si dhe te Skenderbeu. Normalisht qe kam ardhur ketu per te dale kampion.

Kam vetem pak dite ketu, por do te kem mundesi qe te vizitoj edhe qytetin dhe te mesoj me shume rreth tij, por e rendesishme eshte te punojme fort ne stervitje per te arritur objektivat qe ne kemi”.

Intervisten e plote te volejbollistes DAYRA AURAMCHYK mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: