Eshte nga Durresi, por po perfaqeson Vllaznine ne kampionatin kombetar dhe madje eshte shpallur kampion i Shqiperise me fanellen e saj ne garat e zhvilluara ne muajin shtator. Geljan Rajku ndjehet shume i lumtur qe po perfaqeson kete skuader dhe ka thene se do te vazhdoje ta beje edhe ne te ardhmen.

Nje gje te tille e ka deklaruar ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” kur eshte shprehur: “Jam shume i lumtur qe perfaqesoj ekipin e Shkodres ne boks i cili eshte nje ekip historik qe kete vit fitoi edhe titullin e 25-te kampion te Shqiperise.

Trajneret ketu jane madheshtore, jane njerez shume te mire si nga ana profesionale ashtu edhe nga ana njerezore. Kemi te bejme me nje ekip te mbledhur qe funksionon si nje familje. Dhe kur ke nje ambjent te tille te ngrohte, normal qe do te rritesh edhe si sportist, edhe si njeri.Jam me fat qe jam pjese e Vllaznise dhe po punojme fort per ta çuar me lart ate dhe boksin shqiptar”.

Diten e sotme Rajku eshte nisur drejt Budvas se Malit te Zi per te marre pjese ne Kampionatin Europian U22 ku ai do te konkurroje ne peshen -92 kg. Trajneri Zef Gjoni eshte shprehur se nisur nga forma shume e mire sportive qe ky sportist gezon, beson tek futja e tij ne zonen e medaljeve.

Vete boksieri duke folur per “Shkodra Sport” do te shtonte: “Une sigurisht qe do te synoj per medalje. Profesor Zefi me ka thene se nese nuk sjell medalje, do me lere te vij ne kembe nga Budva deri ne Shkoder dhe meqenese eshte kohe me shi, nuk kam qejf te vij ne kembe dhe keshtu qe prisni nje medalje nga une”.