Afrimi i sfides finale te Superkupes ne mes Tiranes dhe Vllaznise ka filluar te “nxehe” ambjentin ne te dy kampet. Ne Shkoder jane te bindur se ky eshte shansi i tyre per te bere te vetin edhe kete trofe.

Ne prag te ketij takimi ka dhene nje mendim eksluzivisht per “Shkodra Sport” edhe gazetari i njohur sportiv Engjell Gjolaj. Ai ka ardhur enkas nga Italia per ta ndjekur nga shkallet e stadiumit “Air Albania” dhe ka bindjen se ne fund do jene shkodranet ata qe do te gezojne.

“Kjo eshte nje ndeshje e madhe, ne mes dy skuadrave me shume histori dhe tradite. Ato kane nxjerre gjithmone ndeshje shume te bukura me njera- tjetren dhe besoj se keshtu do te ndodhe edhe kete here ne finalen e Superkupes.

Mendoj se tifozet shkodrane do jene te shumte ne numer ne shkallet e stadiumit “Air Albania” per kete ndeshje. Ata mbeten te veçante, nuk ka askund ne Shqiperi si tifozet e Vllaznise te cilet e mbeshtesin skuadren e tyre ne nje menyre te veçante.

Une them se do te jete nje ndeshje e forte por Vllaznia, pavaresisht mungesave qe ka ne rradhet e saj, nuk do te gaboje dhe do ta sjelle kete trofe ne Shkoder mbremjen e se merkures”- eshte shprehur Gjolaj.

Te plote prononcimin e gazetarit te njohur sportiv do te mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: