Bashke me disa veterane te tjere te Vllaznise, ashtu si në çdo ndeshje tjeter, te ftuar nga drejtuesit e klubit, Ahmet Meta e ka ndjekur me shume interes ndeshjen ndaj Dinamos e cila u fitua nga ekipi shkodran me rezultatin 6-3.
Ish- portieri i kuqebluve ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” ka folur pikerisht per kete ndeshje, duke evidentuar dhe kenaqesine qe ka ndjere ne perfundimin e saj.
“Kam dale shume i kenaqur nga stadiumi. Pame nje futboll te bukur, nje loje te hapur dhe padyshim qe Vllaznia e meritoi fitoren. Ajo ishte me e angazhuar per kete ndeshje dhe doli ajo qe doli, teksa u larguam te gjithe te kenaqur nga stadiumi.
Une mendoj se me ate loje qe ka bere dje dhe kuptohet qe nese vazhdon te luaje keshtu, Vllaznia do te jete kampione e Shqiperise kete sezon”- eshte shprehur Meta.
Ngaqe vete ka luajtur portier, e pyesim ate edhe per portierin aktual te Vllaznise, Bojan Zogoviç, per te cilin shprehet: “Zogoviç po e tregon veten si nje portier shume dinjitoz dhe te denje per kete skuader”.
Per me shume ndiqni prononcimin e Ahmet Metes dhene per kanalin e “Shkodra Sport” duke klikuar ne linkun e meposhtem: