Protagonisti kryesor i suksesit te sotem te Vllaznia U17 ne fitoren 3-2 ka qene padyshim autori i te tre golave te kesaj skuadre, Gerald Kubazi. Por gjithsesi ai i vetem nuk mund te shenonte dot nese nuk do te kishte ndihmen e shokeve te ekipit.

Veçanerisht te Aris Ares. Lojtari i krahut te majte ka bere nje performance te shkelqyer duke qene i pandalshem ne depertimet e tij por njekohesisht edhe me asistet. Ai ka dhene dy pasimet e golave te kesaj ndeshje dhe ka marre edhe duatrokitjet e tifozeve te pranishem.

Vete Ara ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” ka folur per suksesin e sotem, por edhe te ardhmen duke premtuar te beje me te miren me skuadren qe sot drejtohet nga Gilman Lika.

“Një ndeshje dhe përmbysje mjaft e bukur. Dhashë dy asiste, por merita më e madhe i takon Kubazit. Trajneri Lika është një ndihmë e madhe për të gjithë ne, duke bërë më të mirën e tij në stërvitje dhe duke na motivuar dhe ne. Një emocion i madh të arrijmë të fitojmë në minutat e fundit, por tani presim dhe rezultate të tjera pozitive në ndeshjet e ardhshme.”

Te plote prononcimin e futbollistit te Vllaznia U17 Aris Ara mund ta ndiqni duke klikuar ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: