Tek Vllaznia e volejbollit te femrave sivjet gjerat jane marre shume seriozisht dhe kjo shikohet edhe ne menyren si funksionon tashme shoqata ne fjale.
Pjese e saj prej disa muajsh nderkohe eshte edhe nje pergatitese atletike, pikerisht Ankela Cara. Ne nje prononcim te dhene per mediat sot, ajo ka shpjeguar edhe rolin e ketij funksionin ne nje ekip sportiv.
Faza e mirëfilltë përgatitore e realizuar gjatë periudhës verore, por edhe puna e përditshme në proçesin stervitor kanë bërë që skuadra të përballojë me shumë sukses ngarkesën e kampionatit.
Mundësimin e pranisë së përgatiteses atletike në stafin e Vllaznisë në volejboll femra nga ana e presidentit, Florian Zekja, trajnerja Ankela Cara e konsideron një risi shumë pozitive për ecurinë dhe rritjen e cilësisë sportive të skuadrës së parë, por edhe të gjitha ekipeve zinxhir që funksiunojnë në shoqatën e tyre.
Te plote prononcimin e pergatitese atletike te ketij ekipi, mund ta ndiqni ne kanalin e “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: