“Sot firmosem nje kontrate formale, por ne fakt bashkepunimi jone ka nisur prej disa kohesh. Qellimi jone eshte ta ndihmojme me aq sa mundemi boksin shkodran sepse e duam boksin.
Kishim edhe nje takim me kryetarin e Bashkise sot pikerisht per kete qellim sepse duam ta bejme Shkodren qendren e zhvillimit te boksit shqiptar dhe ne fakt i takon ketij qyteti per vete historine dhe ate se çfare i ka dhene sportit ne vite. Qellimi eshte qe t’i japim prioritet afrimit te femijeve prane boksit.
Per kete do te punojme per rregullimin e infratruktures, ne menyre qe çdokush qe do te vije tek kjo salle te ndihet komod per te bere stervitje. Duhet t’ua plotesojme te gjitha kushtet te rinjve qe ata kohen e mire te mos e harxhojne kot, por t’i perkushtohen sportit.
Jemi tre vete, une, vellai im- Gjovalini dhe kolegu e ortaku jone Melser Abdyli qe jemi gjithe kohes bashke si ne biznes, ne jete dhe tashme edhe ne sport. Kemi shume plane ambicioze dhe na mbetet vetem t’i realizojme ato”- eshte shprehur Ndou.
Te plote prononcimin e presidentit te ri te boksit te Vllaznise Mondi Ndou, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: