Ne ndeshjen e sotme ndaj FC Arnisa ai ka qene protagonist per ekipin e Basanias. Para se te shenonte, ka arritur qe te godase edhe traversen e portes se ekipit mik, me pas arriti qe me nje gjuajtje ne hyrje te zones te barazonte shifrat e po ashtu ka marre pjese edhe ne aksionin e golit te dyte dhe njekohesisht te fitores.

E kemi fjalen per mbrojtesin shtatelarte Olsi Shema. Ai ka bere gjithçka mire ne kete ndeshje dhe si rrjedhoje, ne fund eshte ndjere i kenaqur bashke me shoket e tij te ekipit dhe stafin teknik per fitoren 2-1 ndaj ketij rivali.

Nderkohe Shema ka dhene edhe nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” ne perfundim te ndeshjes ku eshte shprehur ne kete menyre:

“Ishte një fitore për të cilën ishim përgatitur shumë gjatë javës. Jemi munduar të marrim më të mirën prej kësaj ndeshjeje dhe ja dolëm. Humbja me Klosin na solli me këmbë në tokë dhe na mësoi të mos i nënvlerësojmë asnjëherë kundërshtarët.

Nuk e nisëm mirë, besoj se ishte si pasojë e ngercit psikologjikë që kishim, por tani besoj që e kemi zgjidhur dhe jemi në rrugën e duhur. Po e kërkoja shumë edhe këtë gol, por më intereson ndihma për ekipin. Tashmë jemi ne vend te dyte, por nuk mjaftohemi me kaq sepse synojme te parin”.

Te plote prononcimin e ketij futbollisti mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: