Vllaznia e femrave ne futboll mori dje fitoren e rradhes duke mundur kete here me rezultatin 3-0 ekipin e Partizanit ne sfiden e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” te Shkodres, fitore kjo qe e mban ate ne vendin e pare te renditjes ndersa kundershtari eshte i katerti.
Duke folur per gazeten “Shkodra Sport” trajnerja e ekipit te kuq- Aurora Seranaj e vlereson faktin qe gjithmone ne Shkoder kane qene te mirepritura dhe nga ana tjeter sipas saj, i gjithe fokusi do te jete i perqendruar tek “Final 4”.
“Kuptohet qe na vjen keq per humbjen megjithate nuk ishte nje ndeshje e lehte duke e ditur çfare kundershtari- elite kishim perpara qe eshte nder vite kampione. Pertej mungesave qe kishim, po ashtu edhe disa gjera nuk shkuan ashtu si duhet dhe ia arritem deri diku te perballemi denjesisht me Vllaznine.
Ne po punojme qe çdo dite e me shume te rritemi dhe duke shpresuar edhe ne rikuperimin e lojtareve te demtuara, te behemi gati per “Final 4” ku do te mundohemi te paraqitemi sa me denjesisht.
Ne Shkoder gjithmone kemi qene te mirepritura dhe duke luajtur ndaj nje ekipi- elite si Vllaznia eshte nje shembull i mire per ne dhe per futbollin e femrave ne teresi”- eshte shprehur trajnerja Aurora Seranaj.
Te plote prononcimin e saj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: