Ka provuar te luaje ne disa skuadra duke filluar nga Vllaznia, Bylis, Terbuni apo dhe ekipe jashte vendit, por duket se e ka gjetur vetveten tek Basania. E kemi fjalen per futbollistin shkodran Flori Leka. 21 vjeçari qe luan ne rolin e sulmuesit anesor, ka dhene kontributin e tij qe kjo skuader te arrinte objektivin e saj, ngjitjen ne kategorine e dyte.
Pas ndeshjes se fundit, asaj ndaj Arnises te fituar me rezultatin 2-1, ne rradhet e kesaj skuadre ka patur nje feste te madhe dhe tashme mbetet te shohin edhe rezultatin qe do te prodhoje finalja e kesaj kategorie, per ta plotesuar siç duhet festen e madhe te ketij suksesi.
Flori Leka ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur: “Më në fund erdhi suksesi i shumëpritur që në fillim të kampionatit. Faleminderoj Zotin që ja arritëm qëllimit dhe tani të shohim përpara.
Ishte emocion i madh për mua, pasi ishte dicka e re, duke pasur parasysh lëvizjet e shumta në karrierën time. Cdo kampionat ka vështirësitë e veta, për me rëndësi ja dolëm. As nuk diskutohet finalja. Si çdo ndeshje tjetër që e kemi marrë me shumë vendosshmëri dhe besim, do të arrijmë edhe kupën”.
Te plote prononcimin e futbollistit te Basanias Flori Leka mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: