Prej disa vitesh eshte sportisti me elitar i Shkodres. Kampion dhe rekordmen i padiskutueshem ne atletiken shqiptar, Franko Burraj si rrjedhoje eshte zgjedhur edhe si “Personazhi me i mire i vitit 2022” nga gazeta “Shkodra Sport” ne ceremonine e zhvilluar ne ditet e fundit te muajit dhjetor.
Vete Frankoja ne nje rrefim ndryshe per gazeten diten e sotme ka folur per shume gjera. Per ndryshimet e medha te kushteve te stervitjes dhe te trajtimit me koleget e tij europiane, per disa neglizhenca te Bashkise per t’i dhene ate qe i takon, apo dhe synimet per te ardhmen.
“Po kaloj momente te mira. Mbylla nje vit te suksesshem me tre rekorde te tjera kombetare, me nje medalje te rendesishme europiane, por edhe me çmimin e dhene nga gazeta juaj qe sherbeu si shperblim per gjithe punen e bere.
Me vendimet e reja te Qeverise disa gjera kane ndryshuar per sportiste elitare, por serish nuk mjaftojne. Shume sportiste sapo mbushim 23 apo 24 vjeç e lene sportin ose ikin jashte vendit sepse nuk kane interes te merren me me sport. Ndersa une i kam vene vetes disa synime ambicioze per te ardhmen.
Me rekorde jam ne rregull sepse ato ne fakt jane bere per t’u thyer, por synimi im eshte qe te kap nje titull te rendesishem dhe fokusi im i ardhshem do te jete ai i kampionit te Europes. Duhet shume pune dhe shume saktifice, por bashke me trajnerin tim Bruno Rrotani do te punojme forte qe nje dite ta arrijme”- shprehet Burraj.
Te plote pronincimin e atletit te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: