Pasditen e sotme ne Shkoder eshte zhvilluar nje aktivitet mjaft interesant atletik, pikerisht Kupa e Nderimit te Figurave dhe sivjet kjo kupe eshte organizuar ne nderim te dy figurave te shquara te atletikes shkodrane dhe asaj shqiptare, Gezim Mema dhe Vildan Tufi.

Ne kete aktivitet te organizuar nga Shoqata e atletikes Vllaznia, me mbeshtetjen e Bashkise Shkoder dhe te Federates Shqiptare te Atletikes, kane marre pjese atletet me te mire te vendit, por edhe te ftuar nga Kosova.

Ne kete kupe eshte tentuar thyerja e rekordit te 100 metrave nga atleti Franko Burraj i cili pasi ka vendosur me pare rekordet e 200 dhe 400 metrave, tashme ka kerkuar edhe rekordin e ri ne kete disipline por nuk ia ka dale per pak. Rekordi aktual ka qene 10″56 ndersa koha e Burrajt sot ka qene 10″74.

Ky atlet nderkohe ka zene vend te pare edhe ne 200 metra me nje kohe shume te mire, ndersa ne garat e kercimeve, serish kane dominuar atletet e Vllaznise teksa ne kercim se gjati ka dale i pari Muhamet Çangeli, ne trehapesh Kolindo Kiri ndersa per femra ne kercim se gjati e para ka dale Erisa Rrasa.

Kjo e fundit eshte vleresuar edhe me kupen si atletja me e mire e aktivitetit, e po ashtu me te njejtin vleresim eshte ndare edhe Franko Burraj dhe te dy keta sportiste i kane marre keto trofe nga trajneri i tyre Bruno Rrotani.

Por nje pjese e rendesishme e ketij aktiviteti ka qene edhe nderimi qe Bashkia Shkoder i ka bere 15 veteraneve te atletikes shkodrane, pikerisht pas propozimeve te bera nga Shoqata e Atletikes Vllaznia. Keshtu, me “Mirenjohje” jane nderuar pas ndarjes nga jeta Surri Hoti, Enver Dervishi, Kujtim Rrjolli dhe Nefail Kraja.

Po ashtu jane nderuar ish- atletet Arban Xhani, Marije Gjoni, Mimoza Meta dhe Nafije Shahu. Njekohesisht edhe ish- atletet apo dhe ish-trajneret Asim Mujaxhi, Ahmet Kryeziu, Hajrullah Shoshi, Ardian Miloti, Gjulio Zefi, Arben Parmeza, Admir Bregu dhe per te mberritur tek Izmir Smajlaj./SHKODRA-SPORT.COM/