Atleti i talentuar shkodran Franko Burraj ka realizuar nje tjeter arritje ne karrieren e tij sportive. Diten e sotme ai ka marre pjese ne Mitingun Nderkombetar te Bar- Tivarit ne Mal te Zi dhe ka arritur te zere vendin e pare ne garen e 100 metrave.
Ai ka bere nje gare shume te mire duke dominuar ndaj atleteve te tjere pjesmarres ne kete disipline dhe si rrjedhoje ka arritur te zere vendin e pare me kohen 10″65. Nje kohe kjo shume e mire dhe eshte rekord i ketij Mitingu.
Garat do te vijojne edhe diten e neserme, ku Burraj kete here do te konkurroje ne disiplinen e tij te preferuar, ate te 400 metrave ku padyshim qe objektivi do te jete jo vetem vendi i pare, por pse jo edhe thyerja e rekordit kombetar te kesaj gare.
Burraj shoqerohet nga trajneri i tij Bruno Rrotani dhe padyshim qe ky i fundit beson ne sukseset e sportistit te tij, sepse kete besim ai e ka nga puna shume e madhe qe kane bere gjate gjithe kesaj periudhe ne stervitje./www.shkodrasport.com/