Tradita vazhdon! Gazetari i Supersport, Alban Xhihani ka sfiduar temperaturat e ulta në ditën e parë të vitit 2019.

Ai ka një zakon që jo shumë veta e bëjnë. Gazetari e feston në një mënyrë pak më ndryshe se të tjerët ndërrimin e viteve. Albani shkon në plazh për t’u larë më datën 1 janar dhe këtë gjë e ka postuar në rrjetin e tij social “Instagram”.

Kjo nuk është hera e parë që ai e bën këtë gjest duke i shpërndarë edhe me të tjerët menyrën e veçantë të festimit të vitit.