Pas 13 ditesh ne stadiumin “Loro Boriçi” do te luhet ndeshja ne mes Shqiperise dhe Irlandes e vlefshme per “UEFA Women’s Nations League”. Saktesisht kjo perballje do te nise ne oren 18:00 te dates 31 tetor.

Nje dite me pas, pikerisht me 1 nentor, po ne kete stadium do te luhet ndeshja e “Abissnet Superiore” ne mes ekipeve te Vllaznise dhe Erzenit, e vlefshme per javen e 11-te te kampionatit.

Po cila eshte gjendja e fushes se stadiumit “Loro Boriçi” pas mbjelljes se barit te ri te fushes? Videoja e xhiruar sot nga “Shkodra Sport” e tregon me se miri gjendjen e saj.

Gjithçka duket brenda parametrave normale teksa eshte kryer edhe korrja e pare e barit te sapodale dhe ne ditet e ardhshme nje proces i tille do te kryhet edhe dy-tre here te tjera ne menyre qe fusha pastaj te jete gati per ndeshjen e ekipeve kombetare te femrave te Shqiperise dhe Irlandes.

Siç eshte bere e ditur tashme, Vllaznia si rrjedhoje e punimeve te bera ne kete fushe, u detyrua qe ndeshjen ndaj Tiranes ta luante ne Kukes, por nga fillimi i muajit tjeter do te rikthehet ne shtepi per t’i luajtur aty ndeshjet e saj./SHKODRA-SPORT.COM/