Kanë mbetur edhe tre javë nga koha kur do të luhet ndeshja e kthimit e turit të parë të “UEFA Europa Conference League” në mes Vllaznisë dhe Valur dhe në Shkodër çdo ditë e më shumë po mendojnë për të. Dhe jo vetëm sa i takon përgatitjeve të skuadrës për ta kaluar me sukses këtë kundërshtar.

Përgatitjet për sfidat europiane në fakt kanë nisur prej kohësh nga stafi administrativ i klubit e po ashtu ai i Bashkisë Shkodër pikërisht sa i takon infrastrukturës. Vëmendja më e madhe ka qenë e përqendruar tek sjellja në një gjendje sa më optimale të fushës së stadiumit “Loro Boriçi”.

Dhe në fakt, siç mund ta shikoni edhe nga video e mëposhtme, gjendja e saj është shumë e mirë. Punonjësit e terreneve sportive i kanë qëndruar mbi kokë fushës gjatë gjithë kësaj periudhe, pavarësisht temperaturave të larta dhe si rrjedhojë çdo gjë ka shkuar ashtu si duhet.

Tashmë mbetet që drejtuesit e klubit Vllaznia në bashkëpunim edhe me institucionin e Bashkisë, të ndërhyjnë për të bërë edhe të tjera përmirësime në infrastrukturën e stadiumit si brenda ashtu edhe jashtë tij./www.shkodrasport.com/