Shqipëria e femrave ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Qipros, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Në takimin luajtur në Nicosia, vajzat e drejtuara nga Armir Grima morën 3 pikët falë golave të Megi Doçit dhe Bajramajt.

Shqipëria bën pjesë në Grupin E, së bashku me Finlandën, Skocinë, Portugalinë dhe Qipron.

Në 5 ndeshjet e zhvilluara, vajzat kuqezi nuk kishin siguruar asnjë fitore, ndërkohë që ky ishte triumfi i parë.

Pas ndeshjes, futbollistet e kombëtares e festuan në dhomat e zhveshjes me këngën “Xhamadani vija-vija” triumfin me qipriotët.