Ne fushat dhe stadiumet tona shpesh shohim gola shume te bukur. Te shenuar nga loja, nga goditjet standarte, por ne raste te veçanta edhe drejteperdrejte nga goditjet e kendit dhe keshtu ka ndodhur edhe diten e djeshme ne fushen sportive “Reshit Rusi” te Shkodres.
I takon futbollistit te Akademise Vllaznia, Kleison Cakaj. Ne ndeshjen e kampionatit U15 ndaj Teutes, pikerisht ne minuten e 37-te te ndeshjes, ekipi shkodran ka fituar te drejten e nje goditje kendi ne krahun e djathte te sulmit te tij.
Ate e mori persiper ta ekzekutonte numri 3- Cakaj, qe luan me kemben e majte. Dhe pikerisht trajektorja e topit te ekzekutuar prej tij, ka qene ne ate menyre qe nuk ka arritur te grushtohet as nga portieri durrsak dhe ka perfunduar direkt ne rrjete.
Nje gol spektakolar i shenuar nga ky futbollist qe eshte pasuar edhe me festen e tij dhe te shokeve te ekipit. Ne fakt, Teuta ka arritur te barazoje ne pjesen e dyte dhe i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1.
Vllaznia U15 e drejtuar nga trajneri Amarildo Belisha ndodhet ne vendin e dyte ne renditje dhe eshte nje nga ekipet me te mira te kampionatit. Dhe pjese e ketij ekipi eshte edhe futbollisti Kleison Cakaj i cili diten e djeshme shenoi nje supergol nga goditja e denimit.(www.shkodrasport.com)