Penalltitë shpeshherë rezultojnë të jenë dramatike teksa ata që marrin përsipër goditjen e tyre duhet të tregohen të akullt para portierit kundërshtar. Ka shumë mënyra për të goditur një 11 metërsh, ndërsa ajo më e veçanta por edhe më e guximshmja është goditja me parabël apo ‘panenka’ siç quhet stili i goditjes.
Diçka të tillë ka kërkuar të bëjë edhe një futbollist i Independientes, ekip paraguaian që luante në Kupën e Amerikës së Jugut përballë skuadrës së Ekuidad nga Kolumbia.
Bendiks Parra provoi nga pika e bardhë të mashtronte portierin me një parabël, por gardiani i portës kuptoi gjithçka duke e ndalur lehtësisht topin me gjoks.
Një gabim që i kushtoi shtrenjtë skuadrës në anën ekonomike teksa paraguaianët u detyruan të dilnin nga kompeticioni. Pas figurës së shëmtuar klubi menjëherë ka vendosur të zgjidhë kontratën me futbollistin, i cili gabimin nga penalltia do ta paguajë shtrenjtë.
Një formë e shkurtër se si një vendim i gabuar mund të ndryshojë jetën, ndërsa tashmë futbollisti duhet të kërkojë një ekip të ri për të vazhduar karrierën./VipSport/