Një episod shumë i rrallë ka ndodhur pasditen e sotme në Bundesliga II në Gjermani, ku portieri për një moment harron detyrën e tij dhe si rrjedhojë skuadra pëson gol.

Në takimin mes Duisburg dhe Ingolstadt, portieri i vendasve Flekken, gjatë një aksioni të Ingolstadt ishte kthyer me kurriz nga fusha e lojës dhe në këtë moment miqtë kalojnë në avantazh (dyshohet se ai po pinte ujë).

Ky veprim ka befasuar opinionin sportiv, për më tepër shikoni videon. Për fatin e tij të mirë ndeshja përfundoi me fitoren e Duisburg (2-1), ndërsa ai priti edhe një penallti. /EDS/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=t7-5ioYrCQ4