Mbremja e 30 marsit po pritet me shume interes ne Shkoder dhe jo vetem. “Fists of Fire” 2 do jete aktiviteti me i rendesishem i boksit profesionist te zhvilluar ndonjehere ne vendin tone. Kjo fale merites se jashtezakonshme te organizatoreve, vellezerve Ndou dhe Melser Abdylit.
Nje nga sportistet qe do te ngjitet ne ring eshte edhe Gelian Rajku. Aktualisht eshte i 84-ti ne Bote dhe synon qe me nje fitore te shtunen te zbrese edhe disa vende te tjera ne rangliste. Ja si eshte shprehur ai ne nje prononcim te dhene diten e sotme per gazeten “Shkodra Sport”:
“Besoj se do të jetë një sfidë e bukur kundër një kundërshtari të mirë. Është një aktivitet që besoj do të jetë madhështor në Shkodër, një ndër të parët në Shkodër me këto përmasa. Shpresoj që me këtë ndeshje të zbres në rënditje, të shkoj te Top 60 e botës.
Deri në fund të vitit do të kemi aktivitete të tjera, me anë të të cilave shpresoj të kap Top 40 ose 30. Normalisht do të jetë një vit në ngritje për mua, një vit që do të tregojë shumë. Besoj se vitin tjetër do të jem gati për tu përballur me nivelet më të larta të botës. Ju siguroj qe ky aktivitet do te jete me i bukuri, me i forti dhe me i rendesishmi qe eshte zhvilluar ndonjehere ne vendin tone”.
Te plote prononcimin e boksierit Gelian Rajku mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: