Xherdan Shaqiri është një nga futbollistët më të urryer për ish-futbollistin e Mançester Junajtid, Geri Nevill. Po ndonjëherë, duhet ta “hash turpin me bukë”, thotë një shprehje shqiptare.

43-vjeçari veshi në emision bluzën e Shaqirit, për shkak të një basti me legjendën tjetër Karragher.

Ish-mbrojtësi i Liverpulit, e mundi me 11-metërsh Nevillin, në një përballje mes tyre dhe dënimi për këtë bast të humbur ishte që ai të vishte në emision fanellën e Shaqirit.

Futbollisti me origjinë shqiptare, dorëzoi ditën e djeshme në redaksinë e “Sky Sport” fanellën e tij ku shkruante: “Për fansin tim numër 1, Geri Nevill. Të lutem, mos e shit këtë fanellë në internet!”

Videoja e momentit ku Nevill vesh bluzën e Shaqirit u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, ku nuk munguan komentet e ndryshme.

https://twitter.com/NoLookBobby9/status/1031661791905042437?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1031661791905042437&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fvideo-geri-nevill-e-ha-turpin-me-buke-vesh-fanellen-e-xherdan-shaqirit%2F