Shqipëria ia doli të triufmonte 3-2 ndaj Bjellorusisë, duke marrë kështu vendin e parë në grup.

Kuqezinjtë zhvilluan një lojë fantastike, duke kënaqur të gjithë shqiptarët.

Festa e djemve është zhvendosur në dhomat e zhveshjes në ”Air Albania”. Bashkë me ekipin është bashkuar edhe numri një i FSHF-së, Armando Duka, i cili i ka takuar të gjithë ”heronjtë” një nga një.

Gëzimi është i ”ligjshëm”, pasi Kombëtarja jonë ka kaluar mjaft vështirësi për të arritur të parët në grup.

Shqipëria do luajë në vitin e ardhshëm në Ligën B të Nations League./newsport/