Vllaznia U17 ka marre nje fitore shume te bukur edhe diten e sotme ashtu si para pak javesh ndaj Tiranes duke fituar serish me permbysje ndaj kundershtarit qe kete here ishte Akademia e Futbollit. Madje permbysja e sotme ka qene me e veçante sepse ka ndodhur brenda 30 minutave te fundit te ndeshjes.

Deri ne minuten e 60-te kane qene miqte nga kryeqyteti qe udhehiqnin 3-1 dhe pakkush besonte se gjerat do te merrnin rrjedhe tjeter por lojes se shkelqyer te Kubazit dhe lojtareve te tjere kuqeblu, Vllaznia U17 arriti te shenonte tre gola njeri pas tjetrit dhe te fitonte 4-3.

Duke folur pas ndeshjes per “Shkodra Sport” trajneri Gilman Lika e ka vleresuar ne maksimum kete reagim te skuadres, ashtu siç dhe ka patur kritika per disa aspekte te tjera te lojes se saj.

“Këto ndeshje dramatike po na ndodhin pak si shumë, por gjithsesi është një gjë pozitive kur ekipi ka shpirtin e lojës. Padyshim që kemi shumë gjëra për të rikuperuar, por gjithsesi jam shumë i kënaqur. Jam i bindur se kanë një talent të jashtëzakonshëm, prandaj dhe punoj me pasion me ta. është e vërtetë që kemi shënuar shumë gola.

Natyrisht që janë të rinj dhe kanë shumë nevojë të përmirësohen. Detyra jonë është t’i mbështesim, t’i lëmë të gabojnë por dhe duke u munduar t’i rikuperojmë këto gabime. Të them të drejtën, golat e ardhur janë dhe gabime personale dhe ata duhet ta kuptojnë deri diku”./SHKODRA-SPORT.COM/