Mosreagimi i stjuardëve apo ndërhyrja me vonesë e policisë në raste të rrezikshme, ka lënë të kuptohet je gjyqtarët shpeshherë gjenden përballë një rreziku serioz për jetën. Siç duket, ka edhe prej atyre që kanë marrë vetë situatën në dorë dhe po mësojnë si të vetëmbrohen në raste të tilla.

Një prej tyre është edhe gjyqtari i Kategorisë Superiore, Emirjon Sino, i cili ka “paralajmëruar” të gjithë ata që do të tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë si me Hamitin ndaj tij, se është gati të kundërpërgjigjet.

Ai ka postuar video duke bërë stërvitje boksi në një palestër e sigurisht që mendja e të gjithë miqve të tij ishte te ngjarja e kësaj fundjave.

“Mjerë ai president që të prek ty”, “përgatitje në rast rreziku” apo “mos të japin ndeshje në Kamëz”, ishin disa prej komenteve të miqve të gjyqtarit në rrjetet sociale, duke përjetuar me humor këtë situatë të veçantë që SIno ka ndarë me miqtë e tij. /vipsport/