Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Azdren Llullaku, ishte protagonist në fitoren 3-1, që ekipi i tij Astra, mori në shtëpi ndaj Konkordias, në Ligën e Parë të Rumanisë.
Shifrat shënonin 2-1, dhe në minutën e 88-të, Llullaku shfrytëzoi një top të mbetur në sulmin e ekipit të tij, dhe shtyu topin në rrjetë për të sigluar rezultatin 3-1.
Me këtë fitore, ekipi i tij ngjitet në vendin e gjashtë, me 27 pikë, dhe futet në zonën e ekipeve që luajnë për kampionat dhe për vendet e Europës.