Sulmuesja e Vllaznise Megi Doçi vazhdon te shenoje. Shifrat e golave te saj rriten nga ndeshja ne ndeshje dhe sigurisht qe ajo po vendos rekorde qe veshtire se do thyhen nga ndonje futbolliste tjeter.
Por e veçanta e kesaj lojtareje eshte menyra si shenon sepse shumica e golave te jane jane KRYEVEPRA. Me goditje standarte, me gjuajtja nga distanca dhe… me rroveshiate.
Keto te fundit ka filluar t’i aplikoje gjithnje e me shume dhe ne ndeshjen e djeshme ndaj Laçit ka realizuar dy te tile, por sidomos i pari ka qene me te vertete nje kreveper.
Kamera e “Shkodra Sport” per fat te mire ka qene e pranishme ne ate moment ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe e ka filmuar, per t’u dhene mundesine edhe sportdashesve per ta shijuar kete gol.
Pas nje krosi nga e djathta prej futbollistes Luçije Gjini, topi ka shkuar ne zone, aty ku Megi Doçi nga nje distance prej 14-15 metrash, me shpine nga porta, ka kercyer ne ajer dhe me rroveshiate e ka goditur topin duke e derguar ne trekendesh.
Nje gol vertete per vitrine e kesaj futbollisteje qe vazhdon te na dhuroje emocione per menyren si luan dhe golat e shkelqyer qe shenon./SHKODRA-SPORT.COM/