Ermir Lenjani ka gjetur rrugën e golit në ndeshjen e Sionit përballë Zyrihut. Ekipi i shqiptarit u gjend në disavantazh por pati forcat për ta përmbysur rezultatin. Fillimisht shënoi një lojtar me origjinë shqiptare si Bastien Toma dhe më pas skena ishte e gjitha për Lenjanin.
I aktivizuar në fazën ofensive të skuadrës së Sion, Lenjani nuk ka zhgënjyer, teksa ka shënuar golin e përmbysjes duke devijuar saktësisht para portës kundërshtare.
Festa legjitime për 30-vjeçarin, i cili realizoi golin e katërt për këtë sezon. Një shenjë e mirë edhe para grumbullimit të Kombëtares, teksa Lenjani është pjesë e listës së trajnerit Reja për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës. /VipSport/