Kohët e fundit është bërë e modës që edhe portierët të shënojnë golin dhe t’i japin pikë ekipit.
Në Shqipëri e bëri Moçka ndaj Partizanit, ndërsa në Seria A kemi rastin e Brinjolit ndaj Milanit.
Goli i radhës nga një portier është shënuar në një ndeshje të kampionatit kroat midis Hajduk Spiltit dhe Istrës.
Rezultati ishte 2-2 deri afër fundit të lojës, por vendasit e Hajdukut nuk ishin të kënaqur me këtë rezultat.
Ata thirën gjithë ekipin në sulm për aksionin e fundit dhe midis tyre edhe portierin Letica.
Si për ironi të fatit, ishte pikërisht portieri ai që kërceu me kokë në minutën e 95-të dhe i dha trepikshin Hajdukut. Ekipi dhe tifozët shpërthyen në festë.
Por, emri i Leticës nuk është i panjohur nëpër Evropë. Ai është një portier m të ardhme dhe vetëm pak ditë më parë u përfol nga mediat spanjolle si një objektiv për portën e Realit të Madridit.