Murlani peson nje tjeter humbje ne kampionat, te gjashten rradhazi ne po kaq ndeshje te luajtura dhe si rrjedhoje vazhdon te jete i pozicionuar ne vendin e fundit te tabeles se renditjes. Nje start aspak i mire qe e ben kete skuader kandidaten kryesore per te rene nga kategoria, megjithate kampionati ka edhe shume jave per te luajtur.

Takimin e rradhes, djemte e drejtuar nga trajneri Vahedin Pepaj e kane luajtur ne fushen sportive te Barbullushit ndaj ekipit te Gramshit me shifrat 1-2. Nje rezultat i ngushte por qe gjithsesi nuk i kane dhene asnje pike atyre.

Miqte kishin ardhur me pretendime te qarte per te mos dale pa tre pike nga ky takim dhe kjo gje u duk qe ne minutat e para te ndeshjes kur ata e nisen ne sulm. Dhe si rrjedhoje ne minuten e 12-te do te ishte Xhelili qe do te zhbllokonte rezultatin duke kaluar ne avantazh miqte nga Gramshi.

Pas 9 minutash madje do te dyfishonin shifrat, kete here me ane te Muzhaqit dhe si rrjedhoje pjesa e pare do te dyfishonte shifrat. Murlani do te shenonte golin e vetem te ndeshjes me ane te futbollistit Ari Djepaxhia, pikerisht ne minuten e 81-te me ane te nje 11-metershi. Perfundimisht 2-1 per Gramshin.

Ky i fundit me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 6 pikeve dhe mban vendin e nente ne renditje. Nderkohe Murlani ka pesuar 6 humbje ne 6 ndeshje te lujtura dhe mban vendin e fundit me golaverazhin shume negativ 2-23./www.shkodrasport.com/