Liverpuli arriti që të marrë një fitore të vuajtur ditën e djeshme përballë Evertonit vetëm falë një goli në minutën e 96-të të shënuar nga Divok Origi pas një gabimi të portierit Pikford. Një gol që çoi në festë të gjithë publikun “e kuq” në Anfilld, ndërsa nuk mungoi as festimi i çmendur i trajnerit Jurgen Klop.

Por nuk ka qenë vetëm Klop që gëzoi si “i çmendur”, por edhe lojtari me origjinë shqiptare nga stoli, Xherdan Shaqiri i cili nga gëzimi ka përplasur në tokë një xhup të cilin e mbante në dorë. Për më shumë mund të ndiqni dhe videon e mëposhtme.