Espanjoli arriti të fitonte këtë javë në shtëpi përballë Valdolidit me rezultatin 3-1. Më shumë se rezultati që nuk duket se përbën një çudi të madhe, një rëndësi të veçantë ka marrë goli i tretë i takimit i shënuar nga sulmuesi kinez, Vu Lei.
Ky ishte njëkohësish goli i parë i tij në La Liga dhe për pasojë, në Kinë duket se e kanë gjetur idhullin e ri. Një nga prezantueset e lajmeve në Kinë, ka veshur në emision fanellën e Espanjolit me emrin e Vu Lei në shpinë, duke treguar një simpati të madhe për sulmuesin kinez.
Sipas statistikave, golin e kanë parë rreth 25 milionë kinezë të cilët tashmë me siguri do të ndjekin kampionatin spanjoll me shumë interes. Të shumtë kanë qenë ata të cilët nuk kanë mundur ta ndjekin golin në transmetimin e ndeshjes dhe është dashur që ta kërkojnë në ‘Baidu’ (e njëjtë me google në Europë).
Plot 11 milionë herë është kërkuar për herë të parë goli, pa përfshirë këtu personat që mund ta kenë parë njëkohësisht në një klikim të vetëm. /VipSport/