Alaves-Granada mbyllet me rezultatin 3-1, me vendasit që rikthehen te fitorja, ndërsa miqtë vazhdojnë të vuajnë nga fundi i renditjes së La Liga.

Sfida hapëse e raundit të 14-të të elitës së futbollit spanjoll foli për Alaves, ndërsa Granada e Myrto Uzunit duket se nuk po di si të dalë nga kriza.

Sfida u zhbllokua në minutën e 11’, me autogolin e Torrent që u dha avantazhin vendasve, ndërsa Rebbach e dyfishoi avantazhin në minutën e 38’.

Në minutën e 55’ Omorodion realizoi golin e tretë për Alaves, e ndërsa u duk se sfida po mbyll me rezultatin 3-0, Granada fitoi penallti në minutën e 86’.

Ekzekutimi i penalltisë iu besua sulmuesit të kombëtares shqiptare, Myrto Uzunit, i cili e realizoi më së miri, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.