Vllaznia U21 nuk ka mundur dot te fitoje as ne ndeshjen e javes se dyte te kampionatit. Ashtu si dhe javen e kaluar ndaj Partizanit edhe sot ndaj Kukesit, rezultati perfundimtar i takimit ka qene i barabarte 1-1.
Takimi eshte luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe eshte karakterizuar nga nje lufte e forte sportive. Te paret kane kaluar ne avantazh kukesianet me ane te Sules ne minuten e 34-te te takimit.
Por nderkohe pese minuta para fundit te pjeses se pare, ka ardhur edhe goli i barazimit per vendasit. Ka qene mesfushori William Cungu qe me ane te goditje denimi ka shenuar nje gol shume te bukur teksa topi ka perfunduar ne trekendeshin e portes kukesiane.
Pjesa e pare nuk ka patur gola te tjere ndersa ne te dyten pritej qe Vllaznia U21 te kerkonte me çdo kusht golin e fitores por nuk ndodhi keshtu sepse sulmuesit e saj u nxituan para portes. Nga ana tjeter edhe Kukesi eshte munduar qe me ane te kundersulmit te shenoje por nuk ia ka dale dot.
Ne kete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1 dhe Vllaznia U21 kampione ne fuqi e vendit merr piken e dyte ne po kaq ndeshje te luajtura./SHKODRA-SPORT.COM/
VLLAZNIA U21- KUKESI U21 1-1
Golat: Cungu ’40/ Sula ’34
VLLAZNIA U21: Bunjaj, Sylia, Ramja, Beci, Kapllanaj, Paloka, Dulaj, Cungu, Zahi, Jahaj e Kubazi.Trajner: Ergi Borshi. U aktivizuan dhe Kodra, Matija, Dragoshi.