Gllasgou Rejnxhërsi i Eros Grezdës mposhti Sëlltikun me rezultatin 1-0 në supersfidën e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit skocez.

Mesfushori i Kombëtares, nuk ishte i grumbulluar në përballjen e sotme, teksa e ndoqi ndeshjen nga tribuna.Goli i Xhek në minutën e 30-të, i dha fitoren skuadrës së Stiven Xherard që barazoi me pikë rivalët e Sëlltikut.

Nuk dihet se çfarë po ndodh me futbollistin e Kombëtares shqiptare, pasi për të dytën ndeshje radhazi, nuk grumbullohet nga trajneri.